Top News – Gjykata rrëzon kërkesën e familjarëve/ Kërkuan dëmshpërblim për vrasjen e Artan Cukut
16/06/2021 21:45

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për dëmshpërblim të familjarëve të ish kryekomisar Artan Cuku. Familjarët kishin kërkuar nga Ministria e Brendshme si dëmshpërblim shumën mbi 1 milion euro për humbjen e familjarit të tyre ish efektiv policie i cili ishte kërcënuar dhe më para se të vritej dhe shteti nuk kishte marrë masa. Por kërkesa e tyre u rrëzua nga gjykata administrative me argumentin se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë të shtetit me vrasjen e tij. Pak muaj më parë, familjarët e të ndjerit ngritën një padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar dëmshpërblim nga Drejtoria e Policisë dhe Ministria e Brendshme. Artan Cuku, “Dëshmor i Atdheut” u vra duke hyrë në shtëpinë e tij më 8 Prill 2017. Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së tij ishte hakmarrja për shkak të detyrës në kohen që ka qenë drejtues në Vlorë. Deri tani i vetmi që është pas hekurave për vrasjen është ekzekutori Mikel Shallari, i dënuar me 10 vite burg, ndërkohë që bashkëpunëtori dhe mbi të gjitha porositësi ende nuk është vendosur përpara drejtësisë. Drejtësia shqiptare ngriti akuzën si porositës kundër Bledar Jambellit, i cili u kap në Greqi, por më pas u la i lirë nga gjykata e vendit fqinjë. Bledar Jambelli, i njohur ndryshe me emrin Rikardo Muho, u arrestua në dhjetor të vitit 2018 në Greqi, pas vrasjes së kryekomisarit Artan Cukut. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe gjykata e i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë. Por gjykata e Lartë greke e liroi Bledar Jambellin. Drejtësisë i ka shpëtuar edhe Kristaq Leci. Mikel Shallari mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe rrëfeu porositësin. Në baze të hetimeve rezultoi se 38-vjeçari Jambelli e urdhëroi vrasjen e kryekomisarit për shkak se ai e kishte arrestuar në kohën kur mbante detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës.

Top News – Rama i përgjgijet organizatave mediatike. ‘Pa vulën e BE Kodi Penal s’shkon në Parlament’
01/08 15:28
Top News – Lind fëmija më ‘i vjetër’ në botë/ Si fantashkencë, embrioni ishte ngrirë 30 vite më parë
01/08 15:25
Top News – Do shohë nga afër urinë…I dërguari i Trumpit, ‘vizitë e pazakontë’ në Gaza
01/08 15:24
Top News – Donald Trump për Nobelin e Paqes…Kamboxhia do të nominojë presidentin amerikan
01/08 15:18
Top Channel/ “Është ende draft”, gjyqtari Gerd Hoxha: Kemi marrë modele dhe pratika të huaja
01/08 15:17
Top News – Dallgët goditën bazën në 15 minuta/ Nëndetëset bërthamore të Putinit u dëmtuan nga cunami
01/08 15:17
Top News- Gjykata Evropiane mbron emigrantët/ Reagon zyra e Melonit- Vendimi befasues
01/08 15:17
Top Channel/ A u shkelën të drejtat e Veliajt? Komisioneri kundër torturës nis verifikimin
01/08 15:14
Top Channel/ Lezhë, largim vullnetar, janë shpërndarë 123 njoftime për largim nga rruga nacionale
01/08 15:09
Top Channel/ 350 njoftime në Shkodër, një pjesë e banorëve në anë të rrugës nisin të largohen
01/08 15:06
Top Channel/ U fut në lumin Mat për të hedhur rrjetat, peshkatari nuk del dot më! Nisin kërkimet
01/08 15:04
Top Channel/ “Tirana, jo si Teherani”, Rama: Rregull në kantieret e ndërtimit dhe baret në trotuare
01/08 15:02
Top News – Media kundër drafit të Kodit të ri Penal. ‘Dëmton punën e gazetarëve’
01/08 14:57
Top News- Bazë prostitucioni në Elbasan/ Tjetër aksion, arrestohen dy shtetase nga Kazakistani
01/08 14:50
Top Channel/ Anija ushtarake turke ankorohet në Durrës, vizitë në kuadër të misionit të NATO-S
01/08 14:01
Top Channel/ Mbi 100 mijë makina kalojnë çdo ditë, policia rrugore e Lezhës në gatishmëri të plotë
01/08 13:54
Top Channel/ Operacion antidrogë në kryeqytet, sekuestrohet kokainë, kanabis, arrestohen 5 shtetas
01/08 13:49
Top News- Dënohet me burg Millorad Dodik/ Apeli lë në fuqi Shkallën e parë, 6 vite jashtë politike
01/08 13:30
Top News- Gjykatësi i kthen pallatin ndërtuesve, reagon kryeministri Rama: Llogorja e antiligjit
01/08 13:27
Top News- Zbardhen dy plagosjet në Shkodër/ Arrestohen 3 autorët, të plagosurit në spital
01/08 13:19