Gjykata e APelit në Shkodër k hapur hetimin, pas akuzës së Partisë Demokrative se gjatë fushatës elektorale është rritur numri it ë punësuarve në Bashkinë Vau i Dejës. Gjykata e Apelit në Shkodër ka detyruar prokurorinë që të nisë hetimet në lidhje me këtë cështje si dhe të thërrasë personat përgjegjës dhe kryetarin e bashkisë Vau i Dejës si autore te punësimeve elektorale gjatë periudhs së fushatës elektorale të 25 prillit. Marash Logu, përfaqësuesi ligjor i PD-së, në një dalje për mediat u shperh se ka zbuluar edhe prova konkrete që implikojnë administratën e bashkisë Vau i Dejës në këto punësime masive për fushatën elektorale. Sipas Lobut, këto prova “janë vetëm maja e ajsbergut e abuzimeve dhe masakrës elektorale qe ka bërë partia në pushtet, por deklaroi se këto prova tashmë janë të depozituara në organet e drejtësisë”.