Top News – Gjykata e Vlorës i lë në burg/ Tentuan të trafikojnë në Itali 577 kg kanabis
27/05/2021 14:15

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 40 ditë për tre shtetasit e ndaluar nga policia gjatë operacionit antidrogë të koduar “Karaburuni” ku u sekuestruan 577 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet lundrues gomone. Afati 40 ditë do të shërbejë për sigurimin e provave shetësë për të akuzuarit për trafik. Ndaj tre të ndaluarve Mandi Begaj, Herman Muçaj dhe Ëngjëllush Mukaj rëndon akuzua për "Trafikim të lëndëve narkotike". Seanca u drejtua nga gjyqtari Arqile Bashaj ndërsa prokurori i çështjes ishte Kledjan Llahaj. Gjatë seancës për masën e sigurisë tre të ndaluarit kanë deklaruar janë me arsim 8 vjecar, ndërsa Mandi Begaj ka qenë më herët i dënuar për armëmbajtje pa leje. Gjatë operacionit të zhvilluar në Karaburun në Gjirin e Dafinës, policia në një gomone të braktisur sekuestroi një sasi 577 drogë, ku pjesa më e madhe ishte kanabis, ndërsa rreth 200 kg ishin në formën e çokollatës. Operacioni në fjalë u realizua në bashkëpunim me forcat Delta dhe me skuadrat e Guardia di Finanza që veprojnë në zonën e Vlorës, në kuadër të kontrollit të territorit me qëllim parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike. Droga e sekuestruar, kishte si destinacion Italinë. Ndjekja nga deti dhe toka zgjati disa orë pranë Karaburunit dhe personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia.

Top Channel/ Tronditet sërish Korça, dy të plagosur pas sherrit në lokal
15/08 22:46
Top Channel/ Ka plagë në krahun e zemrës, niset me urgjencë drejt Traumës i riu i plagosur në Korçë
15/08 21:40
Top Channel/ “Familje e shkëlqyer”, flet fqinja e 27-vjeçarit të plagosur në Korçë: Ikën…
15/08 21:39
Top News- Plagoset me thikë 27-vjeçari/ Ngjarja në Korçë, arrestohet autori i dyshuar
15/08 21:35
Top Channel/ Ngjarja në Korçë, fqinji: I plagosuri jetonte në Greqi, kishte ardhur për një fatkeqësi
15/08 21:31
Top Channel/ Plagoset me thikë 27-vjeçari në Korçë, autori sapo kishte dalë nga burgu
15/08 21:30
Top News- Plagosja në Korçë, flasin banorët e zonës- Janë familje e shkëlqyer!
15/08 20:59
Top News- Pasojat nga zjarret në vend/ Mbrojtja-Kompensimi i dëmeve do realizohet në çdo bashki
15/08 20:58
Top News- Pamje të rënda! Momenti kur autori mbërrin në spital i plagosur, policia gjen thikën
15/08 20:57
Top News- Tronditet sërish Korça! Plagoset me thikë një 27-vjeçar
15/08 20:54
Top Channel/ Sërish plagosje me thikë në Korçë, i riu në gjendje kritike për jetën
15/08 19:49
Top Channel/ Zjarret, 1 mln euro dëm në blegtori! Ekspertët: U dogjën mijëra bagëti e koshere bletë
15/08 19:44
Top News – Dëmet e zjarreve. Tetë grup pune, nga pajisjet shtëpiake te bagëtitë
15/08 17:20
Top News- Dëbuan mbi 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999/ Aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave
15/08 16:47
Top News – Ndërpreja e sinjalit të News24, OSBE: ‘Konflikti për pronësinë, jo të ndalë transmetimin’
15/08 16:46
Top News- Spanja në flakë/ 14 vatra zjarresh, mijëra hektarë të djegur e 7 viktima
15/08 16:31
Top Channel/ Epike! Komentatori Ylli Aga “shpërthen” në lot pas kualifikimit historik të Dinamos
15/08 16:03
Top Channel/ Provokimi i Lavrovit, mesazhi në bluzën e tij përpara takimit të Alaskës!
15/08 15:39
Top Channel/ Pirromanet e arrestuar në Berat në gjyq. Masa për 4 prej tyre
15/08 15:35
Top Channel/ Taksat, kontroll online! Qytetarët do të kenë mundësi t’i shohin detyrimet në e-albania
15/08 15:34