Ilir Meta do të dalë të mërkurën para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë. Në bankën e të pandehurve do të jetë dhe Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e tij, Piro Xhixho dhe Ema Çoku. Seanca gjyqësore do të nis në orën 09::30. Ilir Meta akuzohet për korrupsion, mosdeklarim të ardhurash dhe pastrim parash.