Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjuha shqipe është e rrezikuar për shkak të presionit të madh të konsumit të fjalëve për të komunikuar në një moment kur distanca është zëruar dhe mundësia për komunikim bëhet gjithmonë e më marramendëse. Sipas numrit një të qeverisë mbrojtja e gjuhës shqipe dhe arsimimi me standardet më të mira bashkëkohore është mjeti më i fuqishëm për të siguruar vazhdimësinë në rrugën e prosperitetit.