Policia ka shtuar kontrollet në zonën bregdetare në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit. Në fshatin Rinia, u konstatua një rast i zaptimit të pronës publike dhe ndërtimit pa leje, ku u proceduan penalisht 3 shtetas. Policia njofton se në bashkëpunim me IKMT-në, u shemb objekti i ndërtuar pa leje dhe u vendos masë administrative 20 milionë lekë të vjetra për personin që kishte ndwrtuar në këtë zonë. “Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IKMT-në, në fshatin Rinia, kanë konstatuar një ndërtim të paligjshëm (rikonstruksion të lëvizshëm), në një sipërfaqe toke, pronë publike plazh.