Për organizatorët e takimeve politike në mjedise të mbyllura dhe në kundërshtim të hapur me masat anticovid, policia ka vendosur sërish masa të ashpra administrative.Gjatë se enjtes konfirmua se janë gjobitur dy zyrtarë të PD me 5 milionë lekë për organizimin e dy takimeve të ndryshme me mbështetësin e tyre. Njëri prej tyre është, kryetari i forumit rinor të partisë demokratike Belind Këlliçi pasi ka thyer masat anti-covid. Ka qenë vetë Këllici që ka publikuar fletën e gjobës së vendosur ndaj tij duke theksuar se kjo është gjobë për opozitën. Ai ka publikuar vetë në rrejtet sociale fotot e takimeve elektorale në lagjen kombinat në Tiranë duke thyer çdo rregull dhe distancim social. Akti normativ parashikon gjobitjen me 5 milionë lekë të reja sepse ndalon tubime të tilla si pjesë e masave anti covid.