6 biznese jane gjobitur dhe është bllokuar një tjetër në qytetin e Durrësit për shkelje të rregullave pas kontrollit për respektimin e protokolleve të sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Konkretisht në lagjen nr. 13, ne zonen e plazhit, janë gjobitur me 100 mijë lekë 3 biznese, një piceri në administrim të shtetasit me iniciale Xh. A., një lokal në administrim të shtetasit Sh. A. dhe një bar kafe në administrim të shtetasit I. I.