Rimbursimi i gjobave për qytetarët shqiptarë që shkelën lejen e qëndrimit me vendet e Bashkimit Europian, pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit 26 milionë lekë të reja. Këtë shumë ka përcaktuar qeveria shqiptare me vendimin e saj për t’I shtuar një fond në buxhet për Ministrinë e Financave me objekt përballimin e rimbursimit të gjobave të vëna nga autoritete të shteteve të huaja, shtetasve shqiptarë të cilëve iu përfundonte afati i qëndrimit.