Në emisionin e fundit investigativ të Top Story u zbulua një dokument, ku ish-ministrja e financave Anila Denaj ka pezulluar gjobën e kompanisë Bankers Petrolium, me një vlerë prej 94 miliardë lekë. E ftuar në emisionin breaking në top Neës, me moderatoren Sidorela Gjoni, Denaj foli pikërisht për këtë temë, ku mbrojti urdhërin e firmosur, duke e cilësuar si të drejtë.