Top News/ Gjithçka për Ukrainën para largimit…Biden i jep Zelenskit minat kundër këmbësorisë
20/11/2024 12:17

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka miratuar furnizimin e Ukrainës me mina kundër këmbësorisë, tha një zyrtar amerikan për Reuters. Ky shihet si një hap që mund ta ndihmojë Ukrainën të ndalë përparimin e forcave ruse në lindje të vendit, vecanërisht nëse minat përdoren bashkë me municionet e tjera nga Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara presin që Ukraina t’i përdorë minat në tokën e vet, edhe pse ka kërkuar që ato të mos përdoren në pjesët e banuara me civilë, tha zyrtari. Ëashington Post raportoi i pari për vendimin e Bidenit. Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Ukrainën me mina antitank gjatë gjithë luftës së saj me Rusinë, por shtimi i minave kundër këmbësorisë ka për qëllim frenimin e përparimit të këmbësorisë ruse, theksoi zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti. Minat amerikane dallojnë nga ato të Rusisë, sepse këto të fundit janë të “paqëndrueshme” dhe bëhen të padobishme pas një kohe, tha zyrtari. Atyre u nevojitet një bateri për të shpërthyer dhe nuk mund ta bëjnë këtë pasi të ketë mbaruar bateria. Të martën, Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për të kryer sulme në tokën ruse, duke e shfrytëzuar lejen që administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, ia dha në ditën e 1.000-të të luftës. Moska tha se përdorimi i ATACMS-ve, raketat më rrezen më të gjatë që Uashingtoni e ka furnizuar deri tani Ukrainën, është shenjë e qartë se Perëndimi dëshiron të përshkallëzojë konfliktin.

Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36
Top Channel/ 200 të vdekur nga sulmet në Liban, Irani: “Shkelje e rëndë e armëpushimit”!
09/04 11:35
Top Channel/Irani mbylli Hormuzin- rritet prapë nafta,Vance: S`e kuptoj ç`punë kanë ata me Libanin!
09/04 11:34
Top News – Zhytje e zjarrtë me 40 mijë km në orë / Ekuipazhi i ARTEMIS II kthehet ‘me gjëra të mira’
09/04 11:19
Top News – 100 sulme në vetëm 10 minuta / Izraeli rrafshon Libanin, dita më vdekjeprurëse e luftës
09/04 11:18
Top News- Ushtria amerikane mbetet pranë Iranit / Trump kërcënon me veprime nëse prishet armëpushimi
09/04 11:10
Top News – Izraeli në ‘luftë të përjetshme’…ndërsa SHBA dhe Irani flasin për armëpushim
09/04 11:10
Top Channel/Marrëveshja SHBA-Iran, cfarë dihet deri tani? Ndryshe versionet në anglisht e persisht?!
09/04 11:06
Top News – ‘Armëpushimi u shkel’. Irani – U sulmua Libani, SHBA e do ‘tortën’ për vete
09/04 09:44
Top News – Irani e SHBA ulen në tryezë. Negociata mes armëpushimit të brishtë
09/04 09:44
Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00