Damian Gjiknuri vijoi turin e tij elektoral në qytetin e Belshit, ku kërkoi mbështetjen për një tjetër mandate, për kryetarin në detyrë të bashkisë, Arif Tafanin. Drejtuesi Politik për Qarkun e Elbasanit në Partinë Socialiste theksoi sërish se vota për Arif Tafanin dhe PS-në është një votë për të çuar përpara reformat e nisura nga qeveria dhe projektet e bashkisë së qytetit të Belshit.