Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, bëri thirrje për themelimin e një tribunali të posaçëm ndërkombëtar për të ndjekur liderët rusë lidhur me pushtimin e Ukrainës. Baerbock tha gjatë një fjalimi në Hagë, ku gjendet edhe selia e Gjykatës Penale Ndërkombëtare se ky tribunal mund të hetojë lidershipin rus dhe t’i vendosë para gjyqit.