Teksa bota është përfshirë në disa vatra luftërash, Gjermania po merr masa të forta për forcimin e kapacitetve të saj ushtarake. Me luftërat që kërcënojnë edhe BE, ku tashmë janë në kufirin e saj, Berlini po planifikon miratimin parlamentar për rreth 80 projekte mbrojtëse deri në fund të vitit, duke përfshirë blerjen e avionëve luftarakë Eurofighter dhe modernizimin e raketës lundruese Taurus.