Top News – Gjermania “përplasje” me Austrinë/ Thirret ambasadori pas mbylljes së kufijve
16/02/2021 11:32

Kontrollet e kufirit që tashmë janë forcuar në jug dhe juglindje të Gjermanisë si reagim ndaj përhapjes së varianteve të virusit të Coronas kanë shkaktuar kritika në vendet fqinje me Gjermaninë. Në Vjenë, ambasadorin gjerman Ralf Beste e ftuan në Ministrinë e Jashtme të Austrisë. Ka shumë pyetje pa përgjigje, sepse rregulloret e hyrjes dhe ndalimi i hyrjes përmes Deutsches Eck janë joproporcionale dhe kanë pasoja jo vetëm për Tirolin, por për të gjithë Austrinë dhe ekonominë atje, thane burime te kësaj ministrie. Në fundjavë, pakënaqësi shkaktuan para së gjithash rregullat deri tani të paqarta gjermane të hyrjes për udhëtarët vajtje-ardhje. Sepse ende nuk është përcaktuar përfundimisht se cili konsiderohet i rëndësishëm për sistemin dhe cili jo. Çdo ditë në të dyja anët e kufirit mes Tirolit dhe Gjermanisë qarkullojnë rreth 5000 vetë. Në këtë land federal të Austrisë janë regjistruar qindra raste të konfirmuara dhe të dyshuara të variantit të virusit që u gjet për herë të parë në Afrikën e Jugut. Bllokime trafiku disa kilometërshe u regjistruan në anën ceke të kufirit. Siç raportoi Drejtoria Federale e Policisë Pirna, udhëtarëve u janë dashur të presin për orë të tëra. Shoferët sllovakë të kamionëve gjithashtu i ndjenë pasojat. Sllovakia, e cila nuk ka kufi të përbashkët me Gjermaninë, u klasifikua nga qeveria federale si një e ashtuquajtur zonë e variantit të virusit për shkak të numrit në rritje të varianteve të koronavirusit.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05