Top News – Gjermania përgatitet për luftë…me ravioli! Qeveria mbledh rezerva ushqimore
09/09/2025 14:32

Ravioli të konservuara si furnizime lufte. Ky është propozimi i Ministrit Gjerman të Bujqësisë dhe Ushqimit Alois Rainer që tregon qartë se si ka ndryshuar klima në gjermani por edhe në evropë. Pasi mbështeti një fushatë të madhe rekrutimi dhe nxiti një fluks më të madh fondesh për nevojat ushtarake, qeveria gjermane tani po shqetësohet se me çfarë duhett'i ushqejë njerëzit e saj në rast emergjence, siç është për shembull një konflikt i hapur me Rusinë. Sipas zyrtarëve të Berlinit, Putin mund të marrë në konsideratë sulmin ndaj një vendi të NATO-s që në vitin 2029, dhe është një ide e mirë përgatitja për cdo mundësi, madje duke i futur makaronat në "listën e blerjeve" të ushqimeve që duhen mbajtur në qilar. Tetëdhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, situata është tensionuar sërish. Në rast të një sulmi, rezervat e vjetra të ushqimit të papërpunuar mund të mos jenë më ideale, sipas ministrit Rainer. Ai kritikoi thjerrëzat dhe drithërat duke i konsideruar ato si larg ideales në rast të një konflikti të hapur: këto rezerva, argumentoi ai, do të kërkojnë shumë kohë për t'u përgatitur. Është shumë më mirë të kërkohen alternativa si ravioli të konservuara, të reklamuara nga Rainer si ushqimi ideal mbi të cilin mund të bazohet një dietë e mundshme në kohë lufte. Por, siç theksojnë skeptikët, investimi në ravioli duket se është gjithçka përveçse ekonomik. Sipas llogaritjeve të Ëashington Post, kalimi në makarona "të gatshme për t'u ngrohur" do të kushtonte të paktën 105 milionë dollarë, cka do ta| detyronte qeverinë gjermane të arrinte marrëveshje me kompani të huaja, të paktën për magazinimin. Ky shpenzim i konsiderueshëm ka të ngjarë të rritet, të paktën nëse i shtojmë faturës 25 milionë dollarë që, sipas Times, Berlini po investon tashmë për të mbajtur një rezervë prej 100,000 tonësh oriz, bizele dhe qumësht pluhur, të ruajtura në 150 depo. Përveç 3.5 kilogramëve orizi të tharë ose makarona, agjencia gjermane e gatishmërisë për fatkeqësi rekomandon që çdo familje të mbajë një furnizim për frymë prej 20 litrash ujë, 4 kilogramësh bishtajore të thata dhe 2.5 kilogramësh fruta dhe arra të konservuara.

Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
DIGITALB DIGITALB