Top News/ Gjermania i kërkon falje Polonisë / Steinmeier në 80 vjetorin e kryengritjes së Varshavës
01/08/2024 14:18

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda dhe Presidenti i Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier, morën pjesë të enjten në një ceremoni pranë monumentit dedikuar Kryengritjes së Varshavës, një ditë para 80-vjetorit të saj. Një ditë më parë, presidenti gjerman u takua me veteranët e kryengritjes së Varshavës dhe kërkoi "faljen" e tyre. Kryengritja e armatosur kundër forcave pushtuese gjermane naziste shpërtheu më 1 gusht 1944 dhe zgjati dy muaj para se të shtypej. Gati 200,000 njerëz, kryesisht civilë, humbën jetën gjatë 63 ditëve të betejës dhe kryeqyteti polak u shndërrua në një grumbull rrënojash. "Nuk ka fjalë që bëjnë drejtësinë për këtë tmerr... Unë kërkoj, këtu, tani, falje," tha Steinmeier duke iu drejtuar veteranëve të mbledhur në sheshin e Varshavës që pa një nga betejat e para të kryengritjes. Revolta kundër pushtuesve nazistë, konsiderohet gjerësisht si më tragjikja në historinë e përgjakshme dhe të trazuar të Polonisë. Sipas Muzeut Rising të Varshavës, i hapur për të përkujtuar kryengritjen, vetëm rreth 400 ish-luftëtarë janë ende gjallë. Qeveria aktuale pro BE-së e Polonisë, e udhëhequr nga kryeministri Donald Tusk, i ka kërkuar Gjermanisë të sigurojë kompensim financiar për humbjet që vendi ka pësuar nga trupat naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo ndoqi një qëndrim të ngjashëm të partisë populiste Ligj dhe Drejtësi, që humbi pushtetin në tetor. Por Steinmaier, gjatë kësaj vizite, nuk dha ndonjë sinjal për mundësinë e kompensimit.

Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13