Kompania gjermane CureVac, ka marrë miratimin për të filluar testimin tek njeriu të një vaksine të mundshme të koronavirusit ndërsa gara globale për të ndaluar pandeminë, vazhdon. Instituti Paul Ehrlich, organi gjerman përgjegjës për aprovimin e testeve klinike dhe vaksinave, e konsideroi miratimin një hap të rëndësishëm.