40 autobusë u përfshinë në flakë në vendparkimin e autobusëve në Dusseldorf të Gjermanisë. 80 shërbime Zjarrfikësish u angazhuan menjëherë për shuarjen e flakëve. Lajmi u bë I ditur pas një lajmërimi në Twitter, nga departamenti I zjarrfikësve të Dusseldorfit. Dëshmitarët raportuan disa shpërthime në depon e ndërmarrjes së transportit Dusseldorf Rheinbahn në perëndim të qytetit, pasi autobusët ishin të mbushur plot me karburant dhe për këtë arsye flakët u përhapën me shpejtësi.