Top News/ Gjendje e jashtëzakonshme në Rusi / Sulm ukrainas mbi depon e municioneve në Voronezh
07/07/2024 14:36

Në pjesë të rajonit Voronezh të Rusisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, pas një sulmi të dyshuar ukrainas me dronë në një depo municioni, e cila u përfshi nga zjarri, thanë autoritetet rajonale. Guvernatori rajonal, Aleksandr Gusev, tha se dronë ukrainas u rrëzuan nga kundërajrorët rusë dhe se zjarri në depon e municionit u shkaktua nga rënia e copëzave të dronëve. Depoja e municionit ndodhet në qarkun Podgornenski, në rajonin Voronezh në afërsi të kufirit me Ukrainën. Video të publikuar në Telegram shfaqin së paku një dron duke fluturuar drejt depos dhe pastaj mund të dëgjohen një sërë shpërthimesh, teksa tym i zi ngrihet në qiell. Gusev tha se nuk raportohet për viktima. Më vonë mëngjesin e së dielës, ai tha se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vendbanimin ku ndodhet depoja e kapluar nga zjarri, pa e identifikuar atë me emër. U raportua se rruga drejt kësaj zone është mbyllur dhe se autoritetet kanë filluar t’i evakuojnë banorët në qendra të përkohshme akomodimi. Ukraina, infrastruktura energjetike e së cilës është dëmtuar rëndë nga sulmet e pareshtura ruse gjatë vitit të fundit, i ka rritur sulmet ndaj zonave për prodhimin e karburanteve brenda Rusisë, kryesisht kundër ndërtesave të rafinerisë së naftës, të cilat punojnë për ushtrinë ruse.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06