Një avion i vogël pasagjerësh që u rrëzua në pjesën perëndimore të Alaskës , ndërsa udhëtonte drejt qytetit Nome, u gjet të premten në ujrat e ngrira detare dhe të 10 personat në bord vdiqën, thanë autoritetet. Mike Salerno, një zëdhënës i Rojes Bregdetare të Shteteve të Bashkuara, tha se ekipet e shpëtimit po bënin kërkime me helikopter në zonën ku ishie lokalizuar për herë të fundit avioni, kur panë rrënojat.