Gjenden dy armë zjarri që dyshohet që të jenë përdorur në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç. Policia gjatë kontrollit të imtësishëm në rrugën "Pjetër Budi" afër nje spitali privat në Qytet Studenti ku u mjekua ilegalisht Eduart Lamaj, i akuzuar si ekzekutori, ka gjetur të fshehura 2 pistoleta që dyshohet se janë përdorur nga në vrasjen e dyfishtë në autostradën Mamurras-Lezhë, pranë qytetit të Laçit më 30 maj.