Përqendrimi i trupave rus pranë kufijve të Ukrainës, përfshin edhe furnizimin me rezerva gjaku për të plagosurit, thanë tre zyrtarë amerikanë për agjencinë e lajmeve Reuters, një detaj ky që përforcon bindjen e amerikanëve se Rusia ‘qartësisht’ tani ka aftësitë të lëvizë drejt fqinjit të tij. Rrëfimi i këtij detaji nga ana e zyrtarëve që folën në kushte anonimiteti, shton shqetësimet amerikane se Rusia po përgatitet për pushtim të ukrainës ndërkohë që ministria ruse e mbrojtjes, nuk ka pranuar të bëjë komente.