Zvicra vazhdon të përballet me njërën prej dallgëve më të këqija të koronavirusit në Europë, por zviceranët sërish kanë dilema përsa I takon speciliatetit të famshëm të vendit, djathit të shkrirë të nxehtë. A është e sigurtë apo jo të ndahet një `fondue` me miqtë? Tradita e do që ky lloj djathi I shijuar me një copë buke të zhytur në të përmes pirunjve me bisht të gjatë, të ndahet me miqtë, te cilet hanë nga I njëjti tigan. Por a mundet kjo delikatesë e kuzhinës zvicerane të ketë të njëjtin efekt edhe në mesin e pandemisë? Arnaud Favre, presidenti I shoqatës që promovon pjatat tradicionale zvicerane, këmbengul se nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë.