Buxheti i shtetit ka humbur gati 10 milionë dollarë nga përllogaritja gabim e çmimit të demontimit të armëve në Gërdec. Shifra del nga ekspertiza financiare e prokurorisë së posaçme siguruar nga Top Neës. SPAk thotë se komisioni i miratimit të çmimeve nuk ka bërë asnjë vlerësim vetjak në lidhje me koston e municioneve që u demontuan, por ka pranuar çmimin e ofruar nga kompania amerikane SAC. Ekspertiza e SPAK del në përfundimin se nëse do të bëhej një përllogaritje më e saktë e shitjes së municioneve te kompania amerikane për demontim, në buxhetin e shtetit do të shtoheshin gati 9 milionë dollarë.