Top News – Gazsjellësi Nord Stream 2/ SHBA vendos sanksione mbi 13 anije ruse
22/05/2021 17:18

Shtetet e Bashkuara zyrtarisht kanë futur në listë të zezë dhjetëra anije ruse, që janë të përfshira në ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”. Ky njoftim i Departamentit amerikan të Thesarit vjen pas kritikave nga republikanët në Kongres, lidhur me një njoftim të mëhershëm të Shtëpisë së Bardhës e nuk do të përfshijë operatorin rus të gazsjellësit në listën e sanksioneve. Gazsjellësi pothuajse i ndërtuar në Detin Baltik, do të sjellë gazin rus direkt në Gjermani, duke kaluar përmes Ukrainës, Bjellorusisë dhe shteteve të tjera. Kritikët thonë se kjo gjë do të rrisë varshmërinë e Gjermanisë ndaj energjisë ruse dhe do ta bëjë Berlinin më të ndjeshëm ndaj politikave ruse. Po ashtu, do ta privojë Ukrainën dhe shtetet tjera që të përfitojnë nga tarifat e transitit. Megjithatë, gazsjellësi është mbështetur nga qeveria e kancelares Angela Merkel dhe vëzhguesit politikë thonë se presidenti, Joe Biden duket se nuk dëshiron që të nxisë konflikt me një aleate të SHBA-së për këtë çështje. Më herët gjatë javës, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se nuk e ka ndërmend të përfshijë në listën e sanksioneve operatorin e gazsjellësit, Nord Stream 2 AG – që është në pronësi ruse – e as shefin ekzekutiv të këtij operatori, Matthias Ëarnig, që është aleat i presidentit rus, Vladimir Putin. Senatorët republikanë kanë thënë se do ta hartojnë një legjislacion për të rivendosur sanksionet.

Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
DIGITALB DIGITALB