Paraqitja e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në SPAK për të dorëzuar telefonin pas referimit të mesazhit kërcënues që pretendon se ka marrë në aplikacionin Sinjal u parapri nga një incident në hyrje të Prokurorisë së Posaçme. Një motoçikletë është përplasur me makinën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, siç shihet në këto pamje të siguruara nga Top Neës. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka persona të lënduar.