Policia greke ka sekuestruar në aksin Janinë-Athinë, një ngarkesë prej gati 3.5 tonë gaz frigoriferik, i cilësuar si tepër i rrezikshëm për ambientin. Sipas policisë greke, ngarkesa me gazin e rrezikshëm ishte ngarkuar në një kamion me targa shqiptare dhe ishte fshehur mes arkave të frutave. Autoritetet greke thonë se kishin informacion për transportin e një sasie lëndësh kimike të rrezikshme, të llojit gaz freon R 22 dhe R 404 dhe pasi evidentuan mjetet në momentin që ato kaluan në doganën e Kakavijës i vunë nën vëzhgim për disa orë.