Top News – Gazetari që kritikon Erdoganin/ Sulmohet jashtë shtëpisë së tij në berlin
08/07/2021 21:47

Gazetari turk, Erk Acarer, është sulmuar jashtë shtëpisë së tij në Berlin të Gjermanisë. Ai tha se sulmuesit i thanë të ndalojë së shkruari. Acarer është një nga gazetarët kritikë të Ankarasë që jeton në mërgim. Përmes një videoje të postuar në rrjetin social Tëitter, gazetari turk tha se sulmi ndaj tij ndodhi, pasi tre sulmues të armatosur i zunë pritën në oborrin e ndërtesës ku banon, raporton AFP. Një njësi e policisë gjermane që heton krimet politike ka marrë përsipër hetimin e rastit. Kolumnisti i gazetës së majtë Birgun të Turqisë, jeton në Gjermani që nga viti 2017. Ai akuzoi për sulmin partinë për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi, e cila është në pushtet. Autoritetet turke kanë lëshuar disa urdhra arrestimi kundër Acarer në lidhje me artikujt e tij dhe mesazhet që ka postuar në mediat sociale, duke përfshirë një akuzë për "fyerje ndaj presidentit".Një gazetar tjetër disident turk, Can Dundar, tha përmes një postimi në Tëitter se sulmi ndaj gazetarit është një "mesazh i drejtpërdrejtë" nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, për të treguar se Ankaraja "mund të sulmojë një gazetar në Berlin i cili është kritik ndaj regjimit".Grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë vazhdimisht Turqinë për minimin e lirisë së mediave duke arrestuar gazetarë dhe mbyllur media që janë kritike ndaj pushtetit.

Top Channel/ Greqia armatoset me dronë, prodhohen 1 mijë në vit nga inxhinierët e ushtrisë
23/10 19:38
Top Channel/ Putin tradhtohet nga Kina dhe India! Dy aleatët pezullojnë importin e naftës
23/10 19:30
Top News – Gjermania paguan ‘ushtarët amerikanë’/ Qeveria e Trump tre javë e mbyllur, krizë buxheti
23/10 18:42
Top News – ‘Pyesni një herë vajzat tuaja!’ Merz ‘shkakton tërmet’, sqaron deklaratën për emigrantët
23/10 15:19
Top News – Ukraina lë në terr Rusinë / Lufta u shkon rusëve në shtëpi, sulmet me dronë shtohen
23/10 15:18
Top News – Rubio paralajmëron Netanyahun: Larg duart nga Bregu Perëndimor, rrezikohet paqja!
23/10 15:10
Top News – Holandezët bëjnë pazar në Gjermani / 400 km me autobus për të blerë ‘më lirë’
23/10 14:44
Top News – 5 mijë raketa ruse kundër SHBA / Maduro sfidon Trumpin: Janë gati për lëshim
23/10 14:42
Top Channel/ Sarkozy kërcënohet me vdekje në burg: Ish presidentit do t`i vendosen truproja!
23/10 14:15
Top News – Trump i shpalli luftë Rusisë / Medvedev ‘godet’ sërish: ‘Paqebërës llafazan’
23/10 14:08
Top News – Zelenski ‘piloton’ një Gripen suedez / Ngjitet në kabinë, Ukraina do të blejë 150 avionë
23/10 12:23
Top News – Bisedimet me Putinin nuk çojnë askund! Trump dorëzohet, sanksione të reja mbi Rusinë
23/10 12:07
Top Channel/ Starmer për The Sun: Ballkani po “na mbyt” me emigrantë, Farage ofendoi Shqipërinë!
23/10 12:04
Top News – Putin, gishtin te butoni i kuq! Mbikëqyr stërvitjet bërthamore nga Kremlini
23/10 12:04
Top Channel/ Izraeli miraton aneksimin e Bregut Perëndimor, Rubio: Armëpushimi në rrezik!
23/10 11:54
Top Channel/ Trump nis hakmarrjen ndaj Putinit: Vendosen sanskione të reja ndaj Rusisë!
23/10 11:53
Top Channel/ Franca “lë në baltë” Anglinë: “Mori paratë”, tërhiqet nga marrëveshja për emigrantët?!
23/10 11:06
Top Channel/ Raketat me rreze të gjatë veprimi, SHBA i jep leje Ukrainës të godasë Rusinë
22/10 23:32
Top News- GJND kritikon Izraelin për ndihmat/ E detyron të bashkëpunojë me OKB-në për Gazë
22/10 23:00
Top News- Ushtria amerikane godet me raketa anijen në Oqeanin Paqësor, Hegseth: Ishte me drogë
22/10 22:48
BILETA Portokalli - Bileta