Në një seancë të mbajtur me dyer të mbyllura, një gjykatë në Rusi ka vendosur të zgjasë paraburgimin e Evan Gershkovich, një gazetar i Ëall Street Journal me tre muaj të tjerë. Ky zhvillim nxjerr në pah natyrën e fshehtë që rrethon çështjen kundër Gershkovich, i cili është korrespondenti i parë amerikan që mbahet në Rusi për akuza për spiunazh që nga epoka e Luftës së Ftohtë. Gershkovich, një shtetas amerikan 31-vjeçar, u ndalua në muajin mars teksa ishte duke raportuar nga Rusia.