Gazetarët e radiotelevizionit publik italian kanë paralajmëruar mbajtjen e një greve dyditore si shenjë proteste, siç thonë, ndaj ndërhyrjeve të kryeministres Giorgia Meloni. Sindikata e gazetarëve, AsigRai ka bërë thirrje për një grevë 24 orëshe në datat 6 dhe 7 maj, pas dështimit të bisedimeve me drejtuesit e RAI-it në lidhje me pakënaqësitë e tyre.