Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka deklaruar se Rripi i Gazës po kthehet në një varrezë fëmijës, teksa theksoi se mbrojtja e civilëve duhet të trajtohet si një çështje e rëndësisë maksimale në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. “Operacionet tokësore të Forcave të Mbrojtjes izraelite dhe bombardimet e vazhdueshme po prekin civilët, spitalet, kampet e refugjatëve, xhamitë, kishat dhe objektet e OKB-së, duke përfshirë strehimoret. Askush nuk është i sigurt”, u tha Guterres gazetarëve.