Policia gjermane ka vënë në pranga 17 persona në landin e Bavarisë, për shkak të komenteve anti-semite dhe festimit të sulmeve të Hamasit mbi Izrael në rrjetet sociale. Aksioni i policisë gjermane u krye në 17 apartamente të ndryshme, teksa të arrestuarit janë 2 femra dhe 15 meshkuj të moshës nga 18 deri në 62 vjeç.