Ministria e Mbrojtjes së bashku me aleancën ushtarake të NATO-s kanë kryer një studim fizibiliteti për pagesën e ish punonjësve të Kombinatit Mekanik të Poliçanit. Drafti është hedhur për konsultim publik dhe saktëson kriteret dhe procedurat që do të ndiqen për trajtimin e tyre financiar dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.