Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, njëherësh edhe kandidat i PS në zgjedhjet lokale të 14 majit, shpalosi investimet e kryera në Berat. Demo garon për një mandat të dytë dhe shprehet se bypassi i madh dhe i vogël, landfilli, parkimi i qytetit, apo edhe pedonalja e re janë garanci për finalizimin e projekteve madhore që e presin Beratin në 4 vjeçarin e ardhshëm.