Shqiptarët janë komuniteti me numrin më të lartë të të dënuarve në Britaninë e Madhe. Nën etiketimin gangster shqiptarë, media britanike ka publikuar shifrat e shqiptarëve të dënuar, dhe ka një shifër për këtë. Janë jo pak, por plot 12 shqiptarë që dënohen cdo muaj në 6 vitet e fundit në Britani për krime nga më të lehtat e deri tek ato të rënda, sic janë trafiqet, vrasjet, grabitjet me pasoja, e të tjera.