Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Alqi Bllakos dhe Arben Dervishajt në dosjen e inceneratorit të Fierit nuk janë të sakta. Ky është konstatimi që ka bërë gjykata në seancën paraprake të kësaj të premteje, ku u mor vendimi pwr kalimin pwr gjykim tw kwsaj dosje. Sipas Gjykatës së Posaçme, Bllako si Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, akuza ndaj tij nuk mund të klasifikohet si funksionar i lartë shtetëror, por si nëpunës publik, ndërsa Arben Dervishajn gjykata thotë se nuk mund të akuzohet për shpërdorim detyre, përsa kohë s’ka pasur detyrë publike.