Top News – G7: Kina të mos e ndihmojë Rusinë / S’do njohim kurrë kufij të caktuar me forcë nga Moska
14/05/2022 17:49

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara G7 i bëri thirrje Kinës që të mbështesë sovranitetin e Ukrainës dhe të mos e ndihmojë Rusinë, duke paralajmëruar se lufta e paprovokuar e Moskës kundër Ukrainës ka kërcënuar botën duke shkaktuar krizë të rëndë të ushqimit dhe energjisë. G7 bëri këtë paralajmërim përmes një deklarate të shtunën, pas përfundimit të takimit treditor në Gjermani. Përveç se kërkuan nga Kina që të mos e mbështesë Moskën teksa lufta vazhdon, G7 po ashtu i bëri thirrje Pekinit që të “heqë dorë nga përfshirja në manipulim të informacioneve, në dezinformim dhe mjete të tjera për të legjitimuar luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”. G7 po ashtu i bëri thirrje aleates së Rusisë, Bjellorusisë, që të ndalojë “mundësimin” e përpjekjeve luftarake të Rusisë dhe të “respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare”. Pushtimi i rus i Ukrainës që nisi më 24 shkurt, sipas G7-s, ka “shkaktuar një prej krizave më të rënda të ushqimit dhe energjisë në histori, që tani kërcënon personat më të ndjeshëm në mbarë botën”. Ky grup, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, po ashtu tha se duhen masa urgjente për të zhbllokuar furnizimet me drithëra që Rusia po parandalon Ukrainën që t’i eksportojë, e që sipas grupit, po kontribuon në krizën me ushqim. Ministrat e Jashtëm të G7-s po ashtu u zotuan se do të thellojnë izolimin ekonomik dhe politik të Rusisë përmes sanksioneve, duke shtuar se shtetet e tyre po ashtu do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë të mbrojtjes dhe ushtarake për Kievin “për aq kohë sa është e nevojshme”.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06