Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq tre persona për veprën penale ‘Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore’. Sipas Prokurorisë, tre shtetasit kanë marrë zhavorr në Lumin Vjosë, lum i cili është shpallur Park Natyror. Shtetasit në kundërshtim me kërkesat e legjislacionit në fuqi për zonat e mbrojtura kanë kryer veprime që kanë shkaktuar përkeqësim të rëndë të habitatit, që ndodhet brenda zonës së mbrojtur mjedisore.