Top News – Fushata zgjedhore rriti shpenzimet/ 56 milionë euro, shifra më e lartë në 2021
18/05/2021 11:28

Gjatë muajit prill, në të cilin fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme arriti kulmin, qeveria intensifikoi shpenzimet buxhetore, sidomos ato për pushtetin lokal, për investimet, ato për mirëmbajtje dhe për rindërtimin e pasojave të tërmetit, si dhe për pagat e personelit, në krahasim me prillin e vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në muajin prill shpenzimet e përgjithshme shënuan 48,7 mld lekë, rritje me 16.4 për qind, ose 56 milionë euro. Ky është niveli më i lartë i shpenzimeve në këtë muaj. Në prill 2021 qeveria shpenzoi më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë, dhe pse në prill 2020 pati shtim të pazakonte të shpenzimeve si rezultat i shpërndarjes së paketave të ndihmës për përballimin e pandemisë dhe dyfishimit të ndihmës ekonomike. Por këtë prill shpenzimet kanë shkuar më tej të nxitura nga fushata zgjedhore, në të cilën historikisht ka intensifikim shpenzimesh – shkruan Monitor. Në prill të këtij viti, rritja u përqendrua në disa zëra, por pushteti lokal ishte një nga përfituesit më të mëdhenj, si rrjedhojë riaolokimit të fondeve të rindërtimit. Në prill fondet e akorduara për pushtetin vendor arritën në 4,6 miliardë lekë me një rritje 61 për qind në raport me vitin 2020. Gjatë prillit pushteti vendor mori 4,6 miliardë lekë financime në raport me 2.8 miliardë lekë që u akorduan në prill të vitit 2020. Financimi i shpenzimeve kapitale shënoi rritje vjetore me mbi 23 për qind në prill. Gjatë këtij muaji u akorduan për shpenzime kapitale me 6,4 miliardë lekë, nga 5,1 miliardë që u dhanë në prill të vitit të kaluar.

Top Channel/Zjarr në kodrat e fshatit Drashovicë të Selenicës, flakët përhapen nga era e fortë
21/08 22:05
Top News- Aksident në Vlorë dhe Fier/ 3 persona të plagosur po trajtohen në spital
21/08 19:49
Top Channel/ Shqipëria, një “qytet” me të huaj. Mbi 10 mijë shtetas kërkuan lejeqendrimi në 7 muaj
21/08 19:33
Top Channel/ Makina i bie murit në Fier, dy të plagosur
21/08 18:59
Top News – Ura që ‘paralizoi’ Lezhën. ARRSH hap tenderin për veprën mbi lumin Mat
21/08 17:21
Top News – Lirimi i hapësirave publike. Rama-Nuk është aksion, faza e parë e Rilindjes 2.0
21/08 17:21
Top News – BE ndan fondet për Shqipërinë. Faza e parë, 32 milionë euro për tre projekte
21/08 17:20
Top Channel/ Lirimi i hapësirave publike, Rama: S’është aksion, por faza e parë e një transformimi
21/08 16:21
Top News-Arrestohet në Portin e Durrësit 25-vjeçari/I dënuar në Zvicër,do të udhëtonte drejt Italisë
21/08 16:11
Top Channel/ Filipinasit të parët në Shqipëri, punojnë si “baby siter” e sanitare
21/08 15:31
Top Channel/ Dinamo gati për Jagellonian, blutë luajnë sot ndeshjen e parë në Poloni
21/08 15:28
Top Channel/ Plumba për një vend parkimi, zbardhet dinamika e sherrit në plazhin e Hamallajt
21/08 15:26
Top Channel/ DASH anulloi 6000 viza studentore, Ambasada Amerikane: Ka arsye, shkelën ligjin!
21/08 15:24
Top Channel/ Nuk ishin rusët? Shpërthimi në Nord Stream, arrestohet një ukrainas në Itali!
21/08 15:22
Top Channel/ Vijon aksioni i lirimi i hapësirave publike në vend, në Tiranë janë liruar 41.200 m2
21/08 15:14
Top Channel/Berisha i jep hua 3 deputetë Metës, Partia e Lirisë me grup parlamentar në Kuvendin e ri
21/08 15:12
Top News – Rama ndan rrëfimet e turistëve nga Himara, Dhërmiu dhe Borshi.
21/08 14:59
Top News- ‘Erdha vullnetarisht…’/ Vëllai i Veliajt flet pas daljes nga SPAK
21/08 14:55
Top News- U kap me drogë me vlerë 500 mijë euro, 61-vjeçari tregon ku e gjeti vajin e kanabisit
21/08 14:45
Top Channel/ Rusia sulmon Ukrainën: Qindra dronë e raketa, goditet fabrika amerikane!
21/08 13:38