Partia Demokratike vijon fushatën elektorale në Diasporë, teksa kërkon regjistrimin e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit. Por teksa ish-kryeministri nuk shkon dot në SHBA, për takimet me diasporën atje, ka ngarkuar kreun e grupit, njëherësh nënkryetar I PD, Gazment Bardhi, së bashku me deputetët Jorida Tabaku e Bledion Nallbati. Në takimin e fundit në Connecticut, Bardhi u shpreh se vota e diasporës do të bëjë ndryshimin.