Disa prej figurave të njohura në SHBA vendosën të mbyllnin për një ditë profilet e tyre në Facebook dhe Instagram si pjesë e një fushate për të frenuar përhapjen e urrejtjes dhe propagandës në platformat e mediave sociale. Ndër të famshmit zgjdhën t`I bashkohen nismës janë aktorët e Hollivudit, Leonardo DiCaprio, Sacha Baron Cohen, Kim Kardashian dhe Jennifer Lawrence. Kardashian, e cila ka 188 milionë ndjekës në Instagram, ishte e fundit që zgjodhi të bëhet pjesë e fushatës. "Keqinformimi i shpërndarë në mediat sociale ka një ndikim serioz në zgjedhjet tona dhe minon demokracinë tonë", tha ylli I reality show-t ."Unë nuk mund të rri e të hesht teksa këto platforma vazhdojnë të lejojnë përhapjen e urrejtjes, propagandës dhe dezinformimi - krijuar nga grupe për të mbjellë ndarjen dhe për të përcarë Amerikën”, shtoi ajo.