Policia e Tiranës thotë se ka zbuluar një magazinë që dyshohet se shërbente si pikë shumice për furnizimin me drogë të kryeqytetit. Aksioni është ndërmarrë në rrugën Myslym Keta të kryeqytetit. Policia thotë se ka arrestuar pesë persona, mes të cilëve një vajzë dhe ka sekuestruar 9 kilogramë hashash, sasi kokaine, dy armë zjarri, 2 automjete dhe gjashtë celularë.