Një aksident I rëndë me pasojë vdekjen e një personi, është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ku një furgon është përplasur me një automjet pastrimi. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se si pasojë e aksidentit të rëndë, ka humbur jetën një prej punonjësve të pastrimit, I cili është përplasur nga furgoni. Të njëjtat informacione bëjnë me dije se punonjësi I pastrimit është I cili ka humbur jetën është Kadri Dedaj. I ndjeri ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, si pasojë e përplasjes së fortë, teksa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë përplasje.