Pasaporta e Republikës së Shqipërisë është renditur në vendin e 47-të në botë sipas Indeksit të Pasaportave ‘Henley’ për vitin 2025, duke u bërë e vlefshme për udhëtime pa viza në 122 destinacione, përfshirë edhe zonën Shengen. Krahasuar me vitin 2024, kur Shqipëria renditej në vendin e 43-të, kjo përfaqëson një rënie prej 4 vendesh në renditje.