Në të gjithë Gjermaninë u zhvilluan në fundjavë protesta kundër masave për koronavirusin dhe vaksinimit. Jo të gjitha protestat ishin paqësore, e jo të gjitha ishin të lejuara. Ekspertët dhe politika paralajmërojnë për një rrezik radikalizimi e madje edhe analistët, shohin rrezik potencial.Sipas tyre, tema si detyrimi për vaksinim apo vaksinimi i fëmijëve do të çojnë në një radikalizim të mëtejshëm.