Top News/ Fundi i SHBA si superfuqi ushtarake / Rusia e Kina, pranë një aleance që lë pas të gjithë
25/12/2023 13:03

Për dekada, fuqia ushtarake e SHBA-së ka qenë e pasfiduar. Pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik në 1991, SHBA ishte e vetmja superfuqi ushtarake në botë, me forcat e saj të dislokuara kudo për të mbrojtur aleatët dhe për të zbrapsur agresionin. Por ndërsa 2023 po përfundon, konfliktet po ndizen në të gjithë botën dhe rusia e kina po rriten në mënyrë agresive në ambicjet e tyre të përbashkëta për të rrëzuar SHBA-në nga Froni i fuqisë më të madhe në botë. Liderët autoritarë Xi Jinping dhe Vladimir Putin, po kërkojnë të shfrytëzojnë destabilitetin global për të dëmtuar SHBA dhe aleatët e saj, thonë analistët, ndërkohë që po afrohen gjithnjë e më shumë tek krijimi i një aleance ushtarake që përbën edhe rrezikun më të madh me të cilin SHBA është përballur në dekada. “Është e qartë se të dyja vendet e shohin veten si partnere ushtarake dhe se ky partneritet po rritet gjithnjë e më shumë, edhe pse nuk është një aleancë formale në kuptimin perëndimor”, thotë Xhonatan Uard, CEO i grupit Atlas. Në konfliktet nëpër botë, rivaliteti mes SHBA-së dhe Rusisë e Kinës, po shihet qartë tashmë. Kina i ka siguruar rusisë mbështetjen jetësore ekonomike dhe diplomatike në pushtimin e saj të ukrainës, ndërsa SHBA i ka dhënë miliarda dollarë ndihma Kievit. Në lindjen e mesme, Rusia dhe Kina janë renditur krah Iranit dhe kanë kritikuar sulmet e Izraelit mbi Gaza. SHBA ndërkohë i ka siguruar ndihma ushtarake dhe diplomatike Izraelit. Kina, thonë ekspertët, me gjasë po ndjek rezultatet e luftës në ukrainë me kujdes për të parë shenjë se si bota do të reagojë nëse ajo do të ndërmarrë hapa në Tajvan. E ndërsa afrohen gjithnjë e më shumë, Kina dhe Rusia po koordinojnë edhe burimet e tyre ushtarake. Vitet e shkuara, rusia dhe kina kanë kryer stërvitje të përbashkëta në detin e japonisë, Rusia i ka dhënë kinës teknologjinë e nëndetëseve dhe liderët kanë premtuar se do të bashkëpunojnë për zhvillimin e armëve të teknologjisë së lartë. Rusia po ahstu i ka shitur kinës avionë luftarakë, helikopterë ushtarakë dhe sisteme të mbrojetjes ajrore S-400.

Top Channel/ Referendumi për drejtësinë në Itali. Test për mbështetjen që ka Meloni
23/03 00:01
Top Channel/ Irani mund të godasë Britaninë? E vërteta që fshihet pas deklaratës së Izraelit
22/03 23:17
Top Channel/ Irani i përgjigjet Trump: Hormuzi mbyllet përfundimisht, nëse sulmoni termocentralet
22/03 23:08
Top News-Ministri hungarez ‘spiunoi’ BE-në. Telefononte Lavrov gjatë takimeve të liderëve europianë’
22/03 18:42
Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
Top News – ‘Jam i lumtur që ka vdekur!’ / Trondit sërish Trump, ‘pandjeshmëria’ në nivel të ri
22/03 17:10
Top News – Bazat amerikane, mbrojtje apo rrezik…? Vendet e Gjirit në dilemë: Lufta e Netanyahut
22/03 16:25
Top News – Meloni para sfidës së madhe / Dy ditë referendum për reformën në drejtësi
22/03 16:23
Top News – Shpërthim i jashtëzakonshëm meningjiti / Shtohen rastet në Britani, dy viktima deri tani
22/03 16:22
Top Channel/ Gjashtë kushtet e Iranit për paqe/ Plani për ti dhënë fund luftës, Teherani del me…
22/03 15:42
Top Channel/ Izrael, 162 të plagosur nga Irani/ Netanjahu: Të na bashkohen vendet e tjera
22/03 15:04
Top News – Të armatosur deri në dhëmbë… Marinsat e Trumpit gati të pushtojnë fortesat e Iranit
22/03 13:42
Top News- Lufta, jashtë kontrollit të Trump / Tre javë më vonë…konflikti me Iranin përshkallëzohet
22/03 13:33
Top News – Irani do të sulmojë Londrën me raketa…!? Britania nuk sheh prova, ‘Trump flet për vete’
22/03 13:21
Top News – Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç…Irani i përgjigjet Trumpit: Anijet e armikut ‘jo’
22/03 13:16
Top News – Kuba në errësirë, rrjeti në kolaps / Ndërpritet energjia në gjithë vendin, hera e dytë
22/03 13:08
Top News – Evropa brenda rrezes së Iranit / Regjimi ‘gris’ kufizimet për raketat balistike
22/03 13:07
DIGITALB DIGITALB