Është zhvilluar në kryeqytet gara e vrapimit “Fun Run Tirana” që mblodhi së bashku 2000 nxënës nga shkollat në vend të cilët vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Me mesazhin sensibilizues për edukimin e të rinjve përmes sportit, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi nxënësit pjesëmarrës dhe mësuesit që i motivuan për t’u bërë pjesë e kësaj gare, e cila ka si qëllim angazhimin e të rinjve në sport.