Ndërsa kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohëshme, partitë politike janë përfshirë në ethet e fushatës, me qëllim që më 28 dhjetor të arrijnë rezultatin më të mirë të mundshëm. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin kurti, po bën të njëjtën gjë dhe në qendër të fushatës së tij ka vendosur pensionet si edhe përpjekjet për modernizimin e ushtrisë së ardhshme të vendit.