Gjykata Supreme në SHBA ka cilësuar si të ligjshme operacionet kundër emigrantëve të paligjshëm në Los Anxheles, një fitore e madhe kjo për politikat e Donald Trump në morinë e padive që janë ndërmarrë ndaj vendimeve të tij. Gjykata tha se kontrollet nëpër banesa dhe ndalimet në rrugë të personave të ndryshëm bazuar te ngjyra, raca, puna që bëjnë dhe gjuha që flasin mund të vazhdojnë.